12.5 C
Tirana

Snapchat lanson veçorinë e re ku mund të bëni video me dy kamerat në të njëjtën kohë – atë para dhe mbrapa

Më datë:

Snap ka lansuar veçorinë e re Dual Camera, që do të lejojë njerëzit të përdorin dy kamerat në të njëjtën kohë.

Me veçorinë e re ju mund të përdorni të dy kamerat e telefonit në të njëjtën kohë (atë të përparme dhe mbrapa) të bëni foto ose video.

Kamera e Snap është një nga kamerat më të përdorura në botë, thotë kompania, transmeton Telegrafi.

Sipas kompanisë, “Kamera e Dyfishtë Snapchat” do të jetë e disponueshme globalisht në iOS, derisa në Android mund të vijë në muajt e ardhshëm.

Sipas një postimi në blog, modelet e iPhone duke përfshirë iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max, iPhone SE, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do ta kenë të disponueshëm funksionin.

Siç u përmend, kjo veçori ju lejon që të krijoni përmbajtje duke përdorur dy kamerat e telefonit njëkohësisht.

Për shembull, ju jeni duke parë një lojë futbolli me miqtë tuaj të shtunën në mbrëmje.

Më parë, ju mund të regjistronit veçmas atë që po ndodh në TV ose veçmas reagimin tuaj në Snapchat.

Me kamerën e dyfishtë, ju mund të regjistroni atë që po ndodh në televizor dhe reagimin tuaj në të njëjtën kohë për të dhënë një perspektivë më të mirë të situatës suaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...