Është certifikuar telefoni i ri nga Sony, për të cilin besohet se është modeli Xperia 5 IV. Lista e kësaj pajisje konfirmon disa specifika, përfshirë edhe dimensionet e tij.
Sony Xperia 5 IV do të duhej të kishte një gjatësi prej 155.74 milimetra dhe gjerësinë prej 67.1 milimetra.
Ekrani me diagonale prej 153.5 milimetra, lë të kuptohet se do të ketë 6.04 inç.
Përveç kësaj, telefoni do të ketë mbushës me port USB-C dhe portin prej 3.5 mm për kufje.
Më herët ishte spekuluar që Sony Xperia 5 IV do të përdor procesorin Snapdragon 8+ Gen 1, që aktualisht është procesori më i fuqishëm për telefonat android.


