Incidenti në Gramsh, Peleshi: Po e trajtojmë me seriozitet, jetojmë në rajon delikat

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se po e trajtojnë me seriozitet ngjarjen e Gramshit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Peleshi tha se institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet.

“Ngjarjet e fundit nuk janë të zakonshme. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë dhe siç duhet. Dua t’ju konfirmoj se jemi të përgjegjshëm dhe seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit.

Ka disa nivele klasifikimi të pronave të ushtrisë, baza dhe ish uzinave. Ato që janë të klasifikuara nuk është e lehtë, madje e pamundur të aksesohen. Kemi edhe shumë sajte të tjera që i kanë përkitur dikur industrisë ushtarake që janë të vizitueshme, por për sa kohë janë në administrim të ushtrisë, vizita duhet të bëhet me leje.

Ne nuk kemi st industry ushtarake. Ato nuk janë aktive. Ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Do të thotë thjeshtë shkatërrimi. Aktiviteti I tyre ishte vitin e kaluar. E njëjta gjë është edhe për Policanin. Aty nuk prodhohen më lëndë plasëse, por asgjëësohen lëndë plasëse të ndryshme.Vazhdojnë të ruhen nga personali ushtarak.

Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.

Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje sna shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”, tha Peleshi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...