“30 mijë lekë për çdo hektarë grurë”, Rama: Fermerët të aplikojnë te e-Albania

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar edhe njëherë vendimin e qeverisë për të gjithë fermerët që do të kultivojnë grurë. Në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar si lajm të mirë, Rama ka kujtuar se të gjithë ata që do të mbjellin grurë, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë.

Kryeministri sqaron se aplikimet do të bëhen online te e-Albania nga data 1 deri më datë 23 shtator.

Postimi i plotë:

LAJM I MIRË

‍ ‍ Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë

Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik ‍ ‍

Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor ‍ ‍

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...