Richard Mille dhe Ferrari prezantojnë orën më të hollë në botë – është vetëm 1.75 mm

Më datë:

Prodhuesi zviceran i orëve luksoze Richard Mille ka bashkuar forcat me Ferrari, për ta prezantuar orën më të hollë në botë që ka një trashësi prej vetëm 1.75 mm.

Duket sikur muaj më parë Bulgari vuri një rekord të ri për orën më të hollë në botë.

Në mars prezantoi Bulgari Octo Finissimo Ultra me një trashësi prej 1.80 mm, që e bënte orën më të hollë që ndonjëherë është prodhuar.

Por falë partneriteti mes Richard Mille dhe Ferrari, u prezantua “kampioni” i ri. RM UP-01 Ferrari është një standard i ri që mund të krahasohet lirisht me trashësinë e tehut të një brisku të rrojës.

Kjo orë super e hollë është vetëm 1.75 mm, duke lënë pas atë të Bulgari për 0,05 mm. Për dallim nga Bulgari (dhe ish-rekorderin Piaget), RM ka arritur që tërë mekanizmin ta kompletoj në një trashësi prej vetëm 1,18 mm.

RM UP-01, e ka orën, minutat dhe sekondat e shpërndara në kornizën e hollë. Mekanizmi është zhvilluar nga RM dhe Audemars Piguet Renaud & Papi.

Kjo do orë do të jetë e kufizuar sa i përket numrit të njësive të prodhuara – në vetëm 150 sosh, e blerësit potencial do të duhet t’i ndajnë nga 1.888.000 dollarë për ta pasur një të tillë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...

Zvërneci/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës

SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land...

Berisha hedh akuza ndaj Ballukut: “Ka ndikim të madh në qeveri”

Kreu i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat...