I sëmurë prej disa vitesh, ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare presidenti

Më datë:

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan është ndarë nga jeta, në moshën 73-vjeçare.

Ministria e Çështjeve Presidenciale tha se vendi do të shpallte 40 ditë zie kombëtare, duke nisur nga sot.

Ndërsa administrata lokale dhe federale nuk do të punojnë për tri ditë.

“Ministria e Çështjeve Presidenciale njoftoi se do të ketë 40 ditë zie zyrtare me flamuj në gjysmështizë dhe tre ditë mbyllje të ministrive dhe subjekteve zyrtare në nivel federal dhe lokal dhe sektorin privat”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve WAM.

Sheikh Khalifa erdhi në pushtet në vitin 2004 në emiratin më të pasur Abu Dhabi dhe u bë kreu i shtetit.

Gjithashtu bëhet me dije se Sheikh Khalifa luftoi me sëmundjen për disa vite. Ai është parë rrallë në publik që nga viti 2014, kur iu nënshtrua një operacioni pas një goditjeje në tru

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...