Rama: Vonesat për satelitët shqiptar nuk janë në dorën time, por zotimit s’i ndahem jo!

Më datë:

Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt pritej që në hapësirë të lëshoheshin dy satelitë shqiptarë, duket se kjo gjë nuk ka ndodhur deri më tani.

E për t’ju përgjigjur kritikave, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter, ku sqaron këtë vonesë.

Sipas tij, vonesat nuk janë në dorë të tij, ndërsa nënvizon faktin se zotimit nuk i ndahet.

Rama deklaroi më tetor të vitit të kaluar se sateliti ‘Albania 1’ do të lëshohet në hapësirë në muajin mars ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022.

REAGIMI
Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...