Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, shtyhet seanca për 7 të akuzuarit. Avokatët e Berishës dhe Dervishajt pretendojnë se…

Më datë:

Gjykata e Posaçme shtyu seancën paraprake ndaj shtatë të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005, mes të cilëve Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi.

Seanca në të cilën vendoset nëse çështja kalon për gjykim, kthehet për plotësim të hetimeve ose pushohet, u shty për mosnjoftim të të pandehurit Plarent Dervishaj.

Jashtë gjykatës, avokatët e të pandehurve Lulzim Berisha e Plarent Dervishaj këmbëngulën në faktin se procesi është i montuar.

Sipas tyre, deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, janë të pavërteta dhe të pambështetura në prova.

Avokatët Ilia Ilia e Detar Hysi pretenduan se rrëfimi i Reçit ka mashtruar për të përfituar benefite dhe ulje të dënimit.

Të pandehur në këtë dosje janë Emiljano Shullazit,  Lulzim Berisha, Plarent Dervishajn, Viktor Ymerin, Taulant Taullai dhe Indrit Rusi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...