“E ëma i nisi para, ai ia mori”/ Dëshmia tronditëse e psikologes së Caroline dhe pilotit grek: Ishte jashtëzakonisht manipulues ndaj saj, 20-vjeçarja më tha se…

Më datë:

Zbardhet dëshmia tronditëse e piskologes që për disa seanca pati takime me Caroline Krauts dhe bashkëshortin e saj, pilotin Babis Anagnostopoulos. “Protothema” raporton se psikologia Eleni Mylonopoulou ka deklaruar se që prej seanca të para me çiftin ka vënë re që Babis tentonte që ta mbante të shoqen 20-vjeçare në kontroll.

Më tej ajo shton Caroline i kishte pohuar se donte që të merrte vogëlushen e saj dhe të largohej nga banesa, duke marrë divorc prej pilotit.

Ky detaj erdhi pas një seance kur Babis Anagnostopoulos ia kishte përshkruar marrëdhënien mes tyre si idelae, të mbushur me dashuri dhe me dëshirën e madhe për udhëtime.

“Sjellja e të pandehurit ishte jashtëzakonisht manipuluese ndaj Caroline.

Shumë kontrollues. Shumë herë Caroline nuk e kuptonte veten, e bënte të ndihej fajtore.

E ëma i dërgoi para dhe ai i mori, ajo nuk kishte as pesë euro me vete.

Ajo donte të shkonte në një shkollë pastiçerie, por nuk kishte para.

Ajo nuk mund të lëvizte, gjithçka ishte bërë me taksi të një shoku të të akuzuarit”.

Më tej psikologia tha se Caroline sa herë buzëqeshte, pasqyronte një shpirt të vrarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...