Sulme ajrore nga forcat izraelite në Siri dhe Gaza, dy të vdekur

Më datë:

Avionët izraelitë të dielën vonë kanë kryer sulme ajrore mbi pozitat e grupit palestinez Xhihadi Islam në Siri dhe Rripin e Gazës, duke vrarë dy aktivistë të rezistencës, (AA).

Në një njoftim ushtarak thuhet se avionët goditën objektivat e Xhihadit Islam në Adliya, në jug të Damaskut, ku pretendohet se u përdorën nga grupi për “zhvillimin e armëve, prodhimin e karburantit të raketave dhe trajnimin e luftëtarëve”.

Ushtria po ashtu tha se disa objektiva u goditën nga forcat izraelite në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore erdhën si përgjigje ndaj zjarrit me raketa nga Rripi i Gazës.

Grupi i rezistencës, nga ana e tij, konfirmoi se dy anëtarë u martirizuan në sulmet izraelite.

“Ky agresion frikacak në Damask ishte një reflektim i dështimit të armikut për t’u përballur me luftëtarët tanë brenda Palestinës së okupuar”, tha grupi në një njoftim.

Ministria palestineze e Shëndetësisë gjithashtu tha se katër persona u plagosën në sulmet izraelite në vendet e Xhihadit Islam në Gaza.

Sulmet ndodhën disa orë pasi një palestinez nga izraelitët me armë zjarri u vra dhe tre të tjerë u plagosën pranë gardhit të sigurisë në Gaza.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...