Mbi 79.000 persona të prekur nga koronavirusi në mbarë botën

Më datë:

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën, ka tejkaluar shifrën 79.000, (AA).

Si pasojë e epidemisë së koronavirusit deri më tani kanë vdekur 2.594 persona, prej të cilëve 2.592 në Kinë dhe dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut.

Covid-19 ka shkaktuar humbje të jetëve edhe në shtete të tjera ku ai është përhapur. Si pasojë kanë humbur jetën 12 persona në Iran, 4 në Japoni, 7 në Korenë e Jugut, 3 në Itali dhe nga një person në Tajvan, Filipine dhe Francë.

Përderisa numri i rasteve të konfirmuara ka tejkaluar shifrën 79.000, në Kinë 77.150 raste janë regjistruar në territorin e Kinës, 74 në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makau. Edhe në Tajvan janë regjistruar 28 raste.

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe nga shtypi lokal i vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:

“Japoni 838, Kore e Jugut 763, Itali 152, Singapor 89, Iran 43, nga 35 raste në SHBA dhe Tajlandë, Australi 23, Malajzi 22, nga 16 raste në Vietnam dhe Gjermani, nga 31 në Britani të Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Francë 12, Kanada 10, nga 3 raste në Indi dhe Filipine, nga 2 raste në Rusi dhe Spanjë dhe nga 1 rast në Nepal, Sri Lanka, Kamboxhia, Belgjikë, Suedi, Finlandë, Egjipt, Liban dhe Izrael”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...