Transport i emigrantëve drejt Shkodrës, momenti i arrestimit të 22-vjeçarit

Më datë:

Një 22-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi po transportonte shtatë emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit.

I riu po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, të cilët kishin si synim kalimin në Mal të Zi, me destinacion një nga vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në automjet u konstatuan klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, të cilët 22-vjeçari po i transportonte kundrejt fitimit.

Gjithashtu gjatë operacionit u kap edhe një person i shpallur në kërkim.

“Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e Policisë. Po gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u kap shtetasi F. Q., 28 vjeç, person i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë””, sipas policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...