Në burg për shpërdorim detyre, ish drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi jep për herë të parë llogari para SPAK

Më datë:

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka dhënë sot për herë të parë shpjegime përpara SPAK. Gëllçi ka dhënë llogari në lidhje me tenderin për hapjen e kanalit TVSH AGRO

Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi, ndërsa për blerjen e pajisjeve me vlerë 86. 908 550, 00 lekë. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike.Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar. Gëllçi dhe vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë. Sakaq Gjykata e Larta rrëzoi rekursin e ish drejtorit të RTSH.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...