Kodheli: Mbështesim pa kushte integritetin territorial të Ukrainës

Më datë:

Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli mori pjesë në takimin e Këshillit Ndërparlamentar Ukrainë-NATO që u zhvillua dje në Bruksel.

Këshilli përbëhet nga parlamentarë të vendeve të NATO-s dhe një delegacion i parlamentit të Ukrainës, i udhëhequr nga zv.kryetari i Parlamentit, (Rada Ukrainase).

Zv. sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana informoi anëtarët e Asamblesë lidhur me mbështetjen konkrete që Aleanca po i jep Ukrainës, në këto ditë të vështira për të, si dhe opsionet e mundshme në rast të eskalimit të mëtejshëm të situatës.

Po ashtu Këshilli u njoh me qëndrimet e Polonisë, Turqisë, Italisë dhe SHBA-ve në lidhje me çështjen në fjalë, pasi ambasadorët e këtyre vendeve në NATO ju adresuan anëtarëve.

Kodheli, në emër të Asamblesë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Selinë e NATO-s rikonfirmoi mbështetjen e Asamblesë për një partner të rëndësishëm NATO, Ukrainën.

“Ne jemi në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe mbështesim pa kushte sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Komunitetit ndërkombëtar ndan qëndrimin e zgjidhjes së çështjes nëpërmjet diplomacisë. Asambleja mbështet përpjekjet aktive diplomatike të aleatëve, në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të ndaluar agresionin rus dhe për të parandaluar konfliktin”, u shpreh Kodheli.

Duke vijuar ajo tha se, duhet të jemi të qartë se kjo krizë nuk lidhet vetëm me Ukrainën.

“Veprimet e Rusisë venë në pikëpyetje rregullat ndërkombëtare të vendosura në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht me qëllimin e vetëm për të mos u përballur përsëri më pasojat shkatërruese të një agresioni ushtarak”, tha Kodheli.

Mbështetja për Ukrainën, nga ana e Asamblesë NATO nuk ka munguar. Këtë vit Asambleja ka parashikuar mbajtjen e sesionit të pranverës në Kiev, si një shenjë mbështetje ndaj këtij partneri në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...