Tiranë/ Vihen në pranga 6 persona, ja çfarë kanë bërë

Më datë:

6 persona janë arrestuar nga policia në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– J. H., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– D. L., 23 vjeç dhe J. A., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin që shtetasi D. L. e drejtonte në mënyrë të parregullt dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe pasagjerit, shtetasit J. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. U., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 52 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...