“E mitura ndërroi jetë nga neglizhenca e trajtimit mjekësor”! Policia zbulon arsyen e vdekjes së 3-vjeçares, nis hetimi ndaj mjekut në Elbasan

Më datë:

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht mjekun e Spitalit të Elbasanit, pasi ka zbuluar se vdekja e fëmijës 3 vjeçe në Pediatri ka ardhur, për shkak të neglizhencës së trajtimit mjekësor.

Policia njofton se ka nisur procedimi ndaj mjekut 47-vjeçar G. A., pasi akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...