Krijohet sistemi që mund të “parashikojë” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Më datë:

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një pacient me sëmundje koronare të zemrës, duke parashikuar në këtë mënyrë shanset e një pacienti për të mbijetuar, shkruan Science Daily

Studiuesit në Spitalin Universitar Charite të Berlinit, të udhëhequr nga Dr Florian Kurt dhe Marcus Ralser, të cilët botuan studimin në revistën e shëndetit dighital PLoS Digital Health, studiuan nivelet e 321 proteinave në mostrat e gjakut.

Nga pacientët e infektuar me Covid, 15 prej tyre vdiqen ndërsa ata që mbijetuan qëndruan në spital për 63 ditë. Sistemi i inteligjencës artificiale u përdor më pas për të gjetur korrelacione midis proteinave dhe mundësisë për mbijetës të pacientit, raporton abcnews.al

Në këtë mënyrë u identifikuan 14 proteina që me kalimin e kohës ndryshojnë tek pacientët që rikuperohen në krahasim me ata që nuk arrijnë të mbijetojnë. Modeli, i testuar në 24 pacientë të tjerë të sëmurë rëndë me Covid-19, tregoi saktësi të lartë prognostike, duke parashikuar saktë 18 nga 19 pacientët që mbijetuan, si dhe  pesë pacientët që vdiqën.

Studiuesit thanë se sapo prognoza e sistemit të konfirmohet në një kampion më të madh pacientësh, ai mund të përdoret nga mjekët për të identifikuar pacientët që janë më të rrezikuar të humbasin jetën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Malaj: Po shqyrtojmë mundësinë e indeksimit të pensioneve në qershor ose korrik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se qeveria...

Si u përdorën familjarët për të përfituar fonde publike? Zbulime të reja nga dosja

Zbardhen të tjera detaje nga skandali që lidhet me...

Protesta e radhës para Kryeministrisë, qytetarët me kërkesa ndaj qeverisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pritet të mbushet edhe këtë...

Lamtumirë me nderime për efektivin e Policisë së Shtetit Enea Mekolli

I jep sot lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”...