Si u përdorën familjarët për të përfituar fonde publike? Zbulime të reja nga dosja

Më datë:

Zbardhen të tjera detaje nga skandali që lidhet me autorin e vrasjes së policit në Maliq, Violand Braçellari, i cili rezulton se ferma e bagëtive që kishte ngritur në mes të pyllit, ku e përdorte dhe si strehë, e kishte ngritur me fonde të AZHBR-së.

Personi me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim prej 9 vitesh nga policia, ka përfunduar nga fondet shtetërore për të ngritur një fermë bagëtish me stalla.

Në dokumente te siguruara për BË sqarohet se si familjarë të tij, konkretisht babai, Luan Braçellari, nëna, Berdane dhe vëllai, Danil, kanë përfituar fonde, duke aplikuar në AZHBR.

Ngjarja
Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protestat për projektin në Zvërnec, Berisha: respekt për qytetarët protestues

https://www.youtube.com/live/tfqfiQYwLHU?si=5wN886Z7SN5HQ4cJ&t=418 Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ditën e...

Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Dy vëllezër nga Laçi janë dhunuar mëngjesin e sotëm,...

Zvërnec në fokus, Rama në Tivat: “Nuk është projekti që është thënë”

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor...

Malaj: Po shqyrtojmë mundësinë e indeksimit të pensioneve në qershor ose korrik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se qeveria...