Afrika Lindore, 40 milionë doza të vaksinës anti-COVID mund të përfundojnë në koshin e plehrave

Më datë:

Në vendet e Afrikës Lindore, më shumë se 40 milionë doza të vaksinave mbartin rrezikun e skadimit për shkak të pjesëmarrjes së ulët në vaksinimin kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “The East African”, deri më tani në rajon janë përdorur vetëm 30.1 milionë doza të vaksinës, nga 74 milionë doza të marra përmes donacioneve dhe blerjeve direkte.

Tanzania përdori 2.04 milionë nga 4.4 milion doza të vaksinave, Kenia 9 milionë nga 23.3 milionë doza të vaksineve, Uganda 8.9 milionë nga 32.09 milionë doza të vaksineve dhe Ruanda 11.4 milionë nga 13.6 milionë doza të vaksinave.

Qeveritë kanë obliguar vaksinimin në shumë fusha për të rritur pjesëmarrjen në vaksinim.

Gjithashtu thuhet se hapësira për ruajtjen e vaksinave është e kufizuar.

Ndërsa dihet se datat e skadencës së vaksinave të marra nga vendet perëndimore janë afër, disa vendeve afrikane iu desh të asgjësonin qindra mijëra doza të vaksinave që vinin në këtë mënyrë më parë.

Nigeria, Senegali, Sudani i Jugut, Malavi dhe Republika Demokratike e Kongos u detyruan të hidhnin një numër të madh vaksinash përpara se të përdoreshin.

Në kontinent, ku shkalla e vaksinimit është 8.8 për qind, numri i rasteve i kaloi 9.6 milionë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE-ja na ka mbajtur në rrugën e duhur”, Rama: Pa të do ishim si vendet e shkatërruara nga lufta

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Reforma...

Jashtë Kuvendit, Shehaj shpërthen ndaj Ballukut: “Po detyron deputetët të mohojnë realitetin”

Nga jashtë Kuvendit, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj...

Lamallari në OKB: Shqipëria, model transformimi dhe qasje proaktive ndaj migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për...

Përcaktohen datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e...