13.5 C
Tirana

“PE do të japë kontribut për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor”

Më datë:

Shkup

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në Bruksel ka realizuar takim me presidentin e Parlamentit Evropian (PE) David-Maria Sassoli, (AA).

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin ku mori pjesë edhe zëvendës-kryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Bujar Osmani, kreu i PE-së Sassoli “dha mbështetje të plotë për të gjitha hapat reformuese të cilat Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët i sollën gjatë periudhës së fundit”.

“Në takim u theksua se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë shembuj në rajon dhe shtyllë e së ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi mbetet konsekuent ndaj detyrimeve për zbatimin e marrëveshjeve të cilat paraqesin shembull për zgjidhjen e kontesteve bilaterale”, thuhet në njoftimin qeveritar.

Më tej thuhet se Sassoli dhe Spasovski u dakorduan se reformat e suksesshme dhe metodologjia e re janë hapa të rëndësishëm drejt fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

“Ky është qëllim i përbashkët i të gjitha institucioneve evropiane dhe pjesës më të madhe të shteteve anëtare të BE-së, u konstatua në takim”, qëndron në njoftim.

“Presidenti i PE-së Sassoli tha se Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në dhe se ai gjatë vizitës në vendin tonë është bindur se qytetarët fuqishëm besojnë në BE dhe të ardhmen e përbashkët. Në këtë drejtim, tha Sassoli, Parlamenti Evropian do të japë kontributin e tij për mbështetje të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Zagrebit”, informuan nga Qeveria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Xhaçka: Mazhoranca punon, ju prodhoni akuza

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare...

Nuredin Dumani akuzohet për grabitjen e 12 milionë lekëve, dëshmon kambisti

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur...

Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i...

Aksident në biznes në Tiranë: Bombola e gazit shpërthen, dy të lënduar

Raportohet se shpërthyer një bombol tek një piceri pranë...