10.5 C
Tirana

Reshjet e dendura të borës/ Vështirësi në qarkullimin e mjeteve në “Rrugën e Arbrit”, policia në gatishmëri, apel shoferëve

Më datë:

Policia e Shtetit njoftoi sot se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi.

Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë për pastrimin e rrugës, por për shkak se reshjet po vijojnë qarkullimi i mjeteve duhet të bëhet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...