2 ton ilaçe kontrabandë, arrestohet punonjësja e azilit, një në kërkim, “fshiheshin” pas shoqatës

Më datë:

Policia ka dhënë detaje rreth operacionit të koduar ‘Ndihmat’, në kuadër të cilit u sekuestruan 1950 kg ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Një punonjëse sociale në një azil në Itali, Age Biba, 56 vjeçe, nga qyteti i Matit është arrestuar nga policia në lidhje me sekuestrimin e rreth 2 ton ilaçeve në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm. Ndërkohë është shpallur në kërkim Alfred Përleka, 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Sipas policisë ilaçet e sekuestruara në Portin e Durrësit ishin ngarkuar në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali me qëllim transportimin e tyre drejt Italisë. Personat e përfshirë në këtë skemë, kishin deklaruar se ilaçet ishin ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Vihet në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës u finalizua operacioni policor i koduar “Ndihmat”, në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Gjatë operacionit u arrestua shtetasja:

A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Fnanciar, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit Doganor në Degën e Doganës Durrës, kanë ndaluar për kontroll një automjet brenda të cilit ndodheshin nje sasi medikamentesh mjekesore të ngarkuara në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqiperi, me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasve A. B.dhe A. P., si te dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të licensuara” dhe “Shpërdorim detyre”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...