Reshjet gërryejnë asfaltin, bllokohet qarkullimi në këtë zonë të Ishmit

Më datë:

Reshjet intensive të shiut kanë dëmtuar rëndë një nga akset rrugore të Ishmit në bashkinë e Durrësit.

Për shkak të dëmeve në aksin Lalëz-Draç është bllokuar qarkullimi i mjeteve për çështje të sigurisë.

Ndërkohë intensiteti i lartë i shirave, në territorin e bashkisë së Durrësit ka rritur nivelin e prurjeve të lumenjve dhe kanaleve kulluese kryesore, dytësore dhe të treta, duke shtuar rrezikun nga përmbytjet e banesave dhe tokave përgjatë tyre.

Sipas mbrojtjes civile, në Sukth është rritur niveli i lumit Erzen duke arritur kuotat maksimale pranë argjinaturave të ngritura pas investimit të bashkisë për parandalimin e përmbytjeve.

Edhe në Katund të Ri raportohet se rrezikohet përmbytja në disa zona të banuara pranë lumit Erzen duke rrezikuar tejkalimin e barrierave mbrojtëse.

Në Ishëm, ka rrëshqitje dherash si dhe dëmtim të rrugëve kryesore, siç është aksi Lalëz-Durrës, ku është bllokuar qarkullimi pasi rruga ka pësuar dëmtime të rënda si rezultat i reshjeve te shirave.

Strukturat vendore raportojnë se janë në gatishmëri për ndërhyrjen në çdo situatë të mundshme, ndërsa parashikojnë se në rast se reshjet do të vazhdojnë me intensitet të lartë do të ketë përmbytje të zonave të banuara, banesave dhe pasurive të ndryshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...