Zbardhen detaje nga takimi i zyrtarit të lartë amerikan me Bashën, Escobar paralajmëron sanksione si në Kosovë për personat ‘non grata’

Më datë:

Zbulohen detaje nga takimi që zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar zhvilloi sot me kreun e PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Burime nga takimi thanë se zyrtari amerikan ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit.

Referuar burimeve, Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur ‘non grata’ persona të tjerë në radhët e politikës.

Ndërsa i takon personave që janë shpallur aktualisht ‘non grata’, SHBA po përgatit sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.

Kujtojmë se zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar nisi axhendën e takimeve në Tiranë me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit Escobar tha se kërkon përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit teksa theksoi se pret me kënaqësi të takojë zotin Basha në Washington së shpejti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...