Bizneset e mëdha duhet të sigurojnë energjinë nga 1 janari

Më datë:

Që nga 1 janari i vitit 2022 rreth 7400 biznese duhet ta sigurojnë energjinë elektrike ne treg të lirë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka bërë me dije se tashmë ka mundësuar sistemin për daljen e këtyre bizneseve në treg të lirë sipas rajoneve.

Në rast se bizneset nuk do të lidhin një kontratë deri në 1 janar atëherë energjia që do ti ofrohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike do të jetë më i shtrenjtë pasi do të llogaritet në bazë të çmimit në bursa.

Përllogaritja për këtë kategori do të bëhet nga Enti Rregullator  çdo muaj.

Për shkak të krizës energjetike çmimi i energjisë  ka pësuar një rritje rekord  duke kapur vlera deri në 350 euro MW/H.

Kjo mundësi furnizimi për bizneset nga OSHEE do jetë deri në vitin 2024  dhe më pas do të merren masa më drastike duke i ndërprerë energjinë elektrike.

OSHEE ka bërë publike edhe listën përkatëse të bizneseve që do të dalin në treg të lirë ku secili sipas rajoneve mund të identifikohet me numrin e kontratës që ka si dhe me numrin e matësit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...