Shekerinska: Me ligjin e ri do të kalojmë nga sistemi i mbrojtjes individuale në atë kolektive

Më datë:

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, në një konferencë për media foli për Ligjin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen, që u miratua dje në Kuvend, (AA).

Shekerinska theksoi se ligji përcakton të gjitha mekanizmat e brendshme për praktikimin e anëtarësimit të vendit në NATO.

“Ligji i mbrojtjes është një ligj që përfundimisht do të kalojë nga mbrojtja individuale, ku ne vetëm kujdesemi për stabilitetin dhe sigurinë tonë, në parimin e një sistemi të mbrojtjes kolektive”, tha Shekerinska, duke shtuar se është përfitimi më i madh i dukshëm nga anëtarësimi në NATO, ombrella që mbron mbi një miliard njerëz në mbarë botën.

Ligji mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen, tha Shekerinska, është një ligj që rregullon plotësisht zbatimin e nenit 5 të Traktatit të Veri-Atlantikut, i njohur po ashtu “të gjithë për një, një për të gjithë”.

Duke theksuar se anëtarësimi në NATO është siguri dhe sovranitet për Maqedoninë e Veriut, Shekerinska tha se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike po ashtu është pjesë e një klubi të madh dhe ekskluzivi ku marrin pjesë vendet më të fuqishme me ndikim dhe me pasuri.

Në konferencën për media të mbajtur në hapësirat e qeverisë së vendit, Shekerinska bëri të ditur se para selisë qendrore të NATO-s po përgatitet hapësira ku do të ngrihet flamuri i Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se është çështje ditësh kur edhe flamuri i vendit të saj do të valëvitet së bashku me flamujt e vendeve tjera anëtare të NATO-s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...