BE e përçarë lidhur me misionin detar në Mesdhe

Më datë:

Kryediplomati i Bashkimi Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se vendet e BE-së janë të ndara lidhur me vazhdimin e një misioni detar që synon të monitorojë embargon e armëve në Libi, (AA).

Borrell po i referohej operacionit “Sophia”, rinisja e të cilit në muajin janar u kthye në rendin e ditës me një fokus në Libi.

Fillimisht u nis në vitin 2015 për të bllokuar migrimin e parregullt në Detin Mesdhe, por u pezullua një vit më parë kur qeveria italiane refuzoi nisjen e anijeve të operacionit “Sophia”, duke theksuar se ata po shkarkonin refugjatët në vendin e tyre.

Borrell tha se procesi i paqes në Libi ende është në vazhdim, por pranoi se vendet anëtare të BE-së kanë disa “mospërputhje” në zbatimin e embargos së armëve dhe se “situata në terren është shumë e keqe”.

Ai po ashtu konfirmoi se “më shumë se një vend anëtar është kundër ringjalljes së operacionit Sophia”, arsye për të cilën ai nuk pret një vendim gjatë ditës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të”, tha Borrell, duke shprehur shpresë për të arritur një marrëveshje në takimin e ardhshëm.

Në fillim të këtij muaji, qeveria e Hungarisë dhe ajo e Austrisë shprehën kundërshtimin e tyre për misionin, duke argumentuar se prania e shtuar detare e BE-së do të inkurajojë kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm.

“Procesi i paqes në Berlin nuk vlen shumë pa një reagim të kontrollit të armëve”, tha para takimit kryediplomati i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...