Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë elektrike

Më datë:

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike.

Kjo marrëveshje u quajt një hap i rëndësishëm drejtë integrimit te tregut të energjisë elektrike në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se marrëveshja e sotme është në funksion të integrimit të tregut të energjisë elektrike në mes dy vendeve.

“Me qëllim të integrimit të dy tregjeve, sot ne nënshkruajmë memorandumin për njohjen e ndërsjellë të licencave. Një treg i përbashkët do t’i hap rrugë investimeve të reja në sektorin e energjisë”, tha Fejzullahu.

Ndërkaq, kryesuesi i Bordit të ERE-së, Petrit Ahmeti është shprehur i bindur se kjo marrëveshje e nënshkruar sot do të gjejë menjëherë zbatim në te dyja vendet.

“Këto dokumente që janë hapat e parë të një bashkëpunimi është si një kurorëzim për të pasur një bashkëpunim të frytshëm në mes të dy vendeve. E kam besimin e plotë që do të funksionojë”, tha Ahmeti.

Këtë marrëveshje e kanë quajtur tejet të rëndësishme edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavanolli dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Ilir Bejtja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...