Aksidenti i rëndë në Elbasan, humb jetën 21-vjeçari

Më datë:

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Burimet bëjmë me dije se një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Ky i fundit është identifikuar si Rei Palloshi, 21-vjeç.

Ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka pikasur makinën e përmbysur në anë të rrugës, dhe më pas kanë gjetur trupin e pajetë të të riut.

Shkak për aksidentin është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor.

Njoftimi i policise: 

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...