9.5 C
Tirana

Ndodh në Përmet, landfill plehrash në hyrje të Parkut Kombëtar

Më datë:

Prej disa vitesh, Përmeti është kthyer në epiqendër për turistët e huaj dhe shqiptarë. Kjo, falë bukurisë dhe natyrës që ofron ky qytet, përveç qetësisë, ushqimit dhe mikëpritjes së njerëzve të kësaj zone.

Dy janë destinacionet kryesore ku shkojnë turistët, “Banjat e Bënjës” dhe Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Por, në vend që këto pasuri të promovohen, në hyrje të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës” ka nisur ndërtimi i një landfilli për përpunimin e plehrave.

Landfilli është vendosur të ndërtohet në dalje të fshatit Piskovë, në rrugën që të çon jo vetëm në “Bredhin e Hotovës”, por edhe në Teqenë e Alipostivanit, e cila është ndër më të famshmet në Shqipëri dhe vizitohet çdo fundjavë nga mijëra njerëz të ardhur nga qytete dhe vende të ndryshme.

Përveç marrëzisë së ndërtimit të një landfilli plehrash në hyrje të një parku kombëtar, ndër më të bukurit në Ballkan, të cilin banorët vendas e kanë ruajtur të paprekur edhe në çmendurinë e 97-s, ky landfill është problematik edhe për banorët e zonës, të cilët kanë jo vetëm të mbjellat aty rrothull, por vetëm 500 metra më poshtë ndodhet ujësjellësi i ujit të pijshëm.

Banorët kanë paralajmëruar protesta, ndërkohë që nga ana e Bashkisë mungon transparenca. Kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha, është mjaftuar vetëm duke iu thënë banorëve se vendimi është marrë nga Tirana dhe ajo s’ka çfarë të bëjë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...