19.5 C
Tirana

Ministrat e jashtëm takohen në Mynih për armëpushimin në Libi

Më datë:

Ministrat e jashtëm dhe diplomatët e lartë nga e gjithë bota u mblodhën sot në Mynih për të diskutuar zbatimin e armëpushimit në Libi dhe embargon e armëve, (AA).

Në takim merr pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, së bashku me ministrat e jashtëm të Francës, Italisë dhe disa vendeve nga rajoni, me ftesë të kryediplomatit gjerman Heiko Maas.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia, Kina dhe SHBA, kanë dërguar diplomatët e lartë në Mynih për takimin.

Mbledhja njëditore është takimi i parë i komitetit pasues brenda procesit të Berlinit, të iniciatiavës së OKB-së dhe Gjermanisë, që kërkon unitet midis aktorëve ndërkombëtarë për të mbështetur përpjekjet për një zgjidhje politike dhe armëpushim në Libi.

Udhëheqësit botërorë dhe aktorët rajonalë u zotuan të mbështesin embargon aktuale dhe armëpushimin në Libi gjatë Konferencës së Berlinit të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel më 19 janar. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord të krijojnë një komitet vijues për të diskutuar mekanizmat e monitorimit dhe për zbatimin e konkluzioneve të Konferencës së Berlinit.

Që nga rrëzimi dhe vrasja e ish-liderit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qeveri, njëra e lidhur me komandantin ushtarak Khalifa Haftar në lindje të Libisë, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Tripoli, e cila gëzon njohjen e ndërkombëtare dhe të OKB-së.

Qeveria legjitime e Libisë është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me çka më shumë se 1.000 njerëz kanë humbur jetën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...