13.5 C
Tirana

Sulm raketor në Zonën e Gjelbër në Bagdad

Më datë:

Një sulm me tri raketa Katyusha ka ndodhur në Zonën e Gjelbër në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku gjenden forcat amerikane, (AA).

Sulmi ka ndodhur në orët e natës, njoftoi rrjeti mediatik i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes, ndërsa raportohet se incidenti nuk ka shkaktuar viktima.

Ndërkohë, koloneli Myles Caggins, zëdhënës i Operacionit Vendosmëria e Natyrshme të Task Forcës së Përbashkët të SHBA-së, konfirmoi në Twitter se disa raketa kanë rënë pranë bazës ku ndodhen forcat e koalicionit ndërkombëtar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

MYNIH – Starmer: BM-ja duhet të eksplorojë lidhje më të ngushta me tregun e vetëm të BE-së

Kryeministri britanik, Keir Starmer i është drejtuar sot Konferencës...

AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar...

“Rama nuk ishte dot në Mynih, s’ishte i denjë”, Berisha batuta: I “ngeli në dorë” Dashi…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një...

Molotovë dhe përplasje me policinë, Gjykata e Tiranës cakton “Detyrim Paraqitje” për 14 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës, vendosi këtë të shtunë, 14 shkurt,...