Zviceranët, gjithnjë e më pak të disiplinuar sa u përket masave

Më datë:

Popullsia zvicerane po u përmbahet gjithnjë e më pak masave të rekomanduara nga Qeveria Federale kundër koronavirusit.

Dy të tretat, për shembull, kujdesen për të mbajtur distancën ndërsa te 18 deri në 29 vjeçarët është më pak se gjysma që i përmbahen kësaj mase parandaluese, shkruan srf.ch.

Këtë e tregojnë monitoruesit aktualë socialë Covid-19 nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) dhe universitetet e Cyrihut dhe Bernës.

Përveç kësaj, pak më pak se gjysma e popullsisë shmang transportin publik për shkak të pandemisë.

Në momentin e anketimit, në gjysmën e dytë të tetorit, vetëm çdo i pesti person ka deklaruar se është përmbajtur nga vizitat private dhe ka qëndruar në shtëpi, raporton ZHAW.

Përveç kësaj, vetëm rreth dy të tretat e popullsisë u besojnë autoriteteve dhe mediave.

Nga sondazhi kemi megjithatë edhe një lajm të mirë: Që nga mbyllja e fundit në janar, cilësia e jetës është rritur ndjeshëm përsëri.

Rreth nëntë nga dhjetë njerëz e vlerësojnë si të mirë cilësinë e jetës së tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apeli konfirmon dënimin e rëndë për shqiptaren e akuzuar për krim brutal

Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi...

Raporti i Avokatit të Popullit: Shqetësues trajtimi i të miturve në protesta dhe zgjatja e gjyqeve

Avokati i Popullit prezantoi sot gjetjet kryesore të Raportit...

Balliu sulmon nga Kuvendi për ligjin e Gardës, Balla: Janë shpifje

Ka nisur me debate seanca e Kuvendit, ndërsa shkak...

SPAK vijon hetimet për fondet IPARD, paraqitet Reni Ashiku

Reni Ashiku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK),...