Policia shpall në kërkim biznesmenin nga Lazarati

Më datë:

Një 50 vjeçar nga Lazarati është shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës. Bëhet me dije se ky shtetas drejton një biznesmen në qytetin jugor dhe ka hedhur në treg 2 ton duhan të grirë, por pa e deklaruar në organet përkatëse.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Sh. B., 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, administrator i një subjekti në Gjirokastër.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur  të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pekini: SHBA-së të heqë dorë nga teoria e një kërcënimi kinez

Pekini i kërkoi sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Inspektimet kundër informalitetit në vendin e punës, 268 gjoba gjatë 2025-ës

Lufta kundër informalitetit në tregun e punës shënoi rezultate...

BRUKSEL – Hungaria kushtëzon ndihmën për Ukrainën me rifillimin e naftës ruse

Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se nuk do të...

Kumbaro: Edukimi passhkollor, zhvillim i kompetencave digjitale dhe mendimit kritik

Ministria e Arsimit dhe British Council organizuan konferencën “Edukimi...