18.5 C
Tirana

Kryeministri Kurti udhëton për Munih

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në mes shumë zyrtarëve të huaj.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv Zyra e Kryeministrit.

Nga Kosova ka shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili sot ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostradën me Serbinë bashkë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Në këtë marrëveshje që u konsiderua historike edhe nga ndërmjetësit amerikanë nuk ishte Kurti, por ai do të jetë pjesë e panelit bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri ka kërkuar takim me presidentin për t’i bashkërenduar qëndrimet dhe siç tha Kurti “ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë”.

Mirëpo, ky takim nuk u realizua për shkak se ftesa presidentin i shkoi pas udhëtimit të tij drejt Gjermanisë. Nga Presidenca kanë thënë se takimi mes dy udhëheqësve kosovarë mund të mbahet edhe në Munih për të njëjtin qëllim.

Për Kurtin kjo është vizita e parë në Europë që e përfaqëson Kosovën në një konferencë të rangut të lartë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...