PD propozon ndryshime kushtetuese/ Balla: Jemi gati të diskutojmë pa kushte

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla vlerësoi hapin e radhës të Partisë Demokratike, ku propozon disa ndryshime kushtetuese.

Në një deklaratë për mediet, Balla tha se ndonëse u shpreh se nuk është njohur edhe në detaje me këto propozime, Balla tha se është për t’u vlerësuar se fakti që në parlament kemi një opozitë që ushtron mandatin me propozime konkrete.

“Jemi të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga grupi PD. Në aspektin formal propozimet të përmbushin kushtet që përcakton rregullorja. Dua të ritheksoj se është hap i rëndësishëm fakti që në Kuvend kemi një opozitë që ushtron mandatin duke ardhur me propozime konkrete. Nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. PS ka shprehur gatishmëri për të diskutuar çdo çështje pa kushte, më pas kur të marrin procedurë parlamentare, do të kemi pozicionet tona që do të burojë mbi bazën e vlerësimit të ekspertëve”, u shpreh Balla.

Partia Demokratike depozitoi këtë të martë në Kuvend paketën e ndryshimeve kushtetuese, përmes të cilës, synon të ndërhyjë në reformën zgjedhore dhe territoriale.

PD kërkon rikthimin e hartës së vjetër territoriale, pasi në ndryshimet në nenin 108 të Kushtetutës, theksohet se “Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore”. Sipas tyre, për shkak të mungesës së shërbimeve në fshatra që janë shumë të largëta në territor nga bashkitë.

Po ashtu, e djathta propozon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore: “Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit”, thuhet në paketën e Partisë Demokratike për miratim në Kuvend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...