Situata e COVID, Franca programon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, ja deri në cilën datë

Më datë:

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 në vend deri më 31 Korrik të vitit të ardhshëm.

Një projektligj për zgjatjen do t’i paraqitet parlamentit francez për votim, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Projektligji i gjendjes së jashtëzakonshme në Francë e cila e lejon qeverinë të vendosë kufizime mbi koronavirusin pritet të skadojë më 15 Nëntor.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Attal u shpreh për gazetarët se do të ndihmonte Francën të merrej me krizën shëndetësore.

Pavarësisht një konteksti të favorshëm epidemik afrimi i stinës së dimrit mund të bëjë që spitalet të mbingarkohen shpejt.

“Ekziston një rrezik i një ringjalljeje të epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, shtoi ai.

Përveç gjendjes së jashtëzakonshme do të zgjatet edhe periudha e përdorimit të certifikatës së saj shëndetësore.

E hyrë në fuqi Korrikun e kaluar pasaporta shëndetësore u mundëson qytetarëve francezë të hyjnë në bare, restorante, kinema, teatro ose të përdorin transportin publik.

Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 117,000 vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...