18.5 C
Tirana

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40-vjeçari me dy emra në Tiranë

Më datë:

Një 40 vjeçar i kërkuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni është arrestuar në Tiranë. A. I alias I. M., 40 vjeç është arrestuar nga uniformat blu teksa ishte duke lëvizur me makinë.

Njoftimi i policisë:
Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Strukturat hetimore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...