18.5 C
Tirana

Indonezi, shpërthen vullkani Merapi, paralajmërohen popullata dhe turistët

Më datë:

Një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Merapi në Ishullin Java në Indonezi,  (AA).

Sipas gazetës Tempo, shpërthimi në orët e mëngjesit në vullkanin pranë qytetit Yogyakarta ka zgjatur 150 sekonda.

Autoritetet njoftuan se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani kanë arritur në lartësi prej 2.000 metrash nga krateri.

Ndërkohë, Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) ka paralajmëruar banorët lokalë dhe turistët të mos zhvillojnë aktivitete në një diametër prej tri kilometrash.

Ndryshe, 347 njerëz humbën jetën në vitin 2010 nga lava që shpërtheu nga vullkani Merapi, i cili është i lartë 2.968 metra.

Indonezia gjendet zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka rreth 130 vullkane aktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...