9.5 C
Tirana

Dy ish-zyrtarë të policisë së Elbasanit në “lupën” e SPAK, njëri dyshohet se mori 10 mln lekë nga grupet kriminale

Më datë:

Dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të Policisë së Elbasanit janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime bëjnë me dije se ata janë aktualisht pjesë e strukturës së policisë, njëri prej të cilëve në drejtorinë e Policisë së Lezhës dhe tjetri në Korçës.

Mësohet se dosja në ngarkim të tyre është referuar në SHÇBA e Elbasanit në prokurorinë e Elbasanit në prokurori.

Pas hetimeve dhe verifikimeve të nevojshme organi i akuzës në Elbasan e ka referuar dosjen në SPAK.

Ndaj dy zyrtarëve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Dyshimet janë se njëri prej tyre dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal nga i cili, ka dyshime se ka marrë një sasi parash prej 10 mln lekësh.

Ndërsa në lidhje me zyrtarin e dytë të vënë nën hetim nga SPAK, ndaj tij ka akuza vetëm për shpërdorim detyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...