Basha ripërsërit akuzat: Qeveria ka gënjyer për shifrat e të vdekurve nga COVID

Më datë:

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka ngritur sërish akuza ndaj qeverissë në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Nga foltorja e Kuvendit Basha ka thënë se qeveria ka fshehur shifrat e të vdekurve në vend.

Kryedemoktrati deklaroi se qeveria dha ndihmën më të ulët ekonomike, duke lënë pas edhe vendet më të vogla.

 “Vendimi i ditës së sotme që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer, vendos edhe një herë në qendër të vëmendjes pandeminë.  Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe hera e parë që gënjejnë për pandeminë. Ju e dini që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga COVID-19, kanë gënjyer për gjoja sekretin shtetëror, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura. Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë më në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria e rrenave.  Edhe në raportin e Komisionin Evropian konfirmohet kjo kur thuhet se Shqipëria ka shtesën më të madhe të shtesës së të vdekurve.  Ndërkohë që Edi Rama mbush me dokrra dhe aktrim mungesën e madhtë mbështetjes”, tha Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...