12.5 C
Tirana

Ardi Veliu jep lamtumirën: Policia e Shtetit është sot më mirë se dje

Më datë:

Ardi Veliu është larguar sot përfundimisht nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtëtit, duke ia lënë vendin Gledis Nanos. Në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Veliu foli për karrierën e tij, falenderoi miqte dhe kolegët ndërsa shtoi se Policia e Shtetit është sot më mirë se dje.

“Nën 35 vitet e mia nën uniformë, duke filluar nga 14 vjeç jam brumosur dhe edukuar t’i shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim. Çdo ditë të detyrës sime jam mbështetur në tre shtyllat kryesore të cilat kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim si ndershmëria përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e Shtetit është më mirë se dje dhe falë kësaj pune të cilën ju të nderuar kolegë së bashku përballuam sfidat e tërmetit të 2019, ku qysh në momentet e para deri ditën e fundit, ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, shpëtuat jetën e qytetarëve dhe kryet këtë mision më së miri. Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime, të cilat u shoqëruan dhe me lëndime të punonjësve të policisë.
Së bashku, për muaj me radhë arritëm të menaxhonim situatën e pandemisë. Jam krenar për çfarë kemi bërë dhe që sot e dorëzoj detyrën. Falënderoj kryeministrin e vendit tim i cili më ka mbështetur nga dita e parë për të bërë këtë detyrë sa më mirë. Falënderoj tre ministrat. Falënderimi kryesor është për ju të nderuar kolegë. Policia e Shtetit është shumë herë më mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga 1 ton kokainë e bllokuar nga policia, nga ju të nderuar kolegë kërkojnë të hedhin baltë mbi policinë, mbi punën, mbi djersën e policisë. Por policia nuk fillon as me mua, as nuk mbaron me mua.
Falënderoj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët ma kanë bërë shumë të lehtë detyrën”, tha ai

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...