Meta pret në takim Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në proceset e integrimit të Shqipërisë në BE

Më datë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim të përzemërt Kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasadorin Arno Riedel dhe përfaqësues të kësaj shoqate.

Kreu i Shtetit, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, miqësinë e fortë tradicionale mes popujve tanë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta përgëzoi përfaqësuesit e shoqatës, vlerësoi kontributin e saj të rëndësishëm në promovimin dhe nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij për aktivitetin e saj.

Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit falenderoi Ambasadorin Riedel dhe përfaqësuesit e Shoqatës Austri-Shqipëri për përkushtimin e tyre në ndihmë të familjeve të varfra të Veriut të Shqipërisë, për të shkolluar fëmijët e tyre në shkollën austriake profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...