Krimet e luftës në Kosovë/ Dënohet me 20 vite burg Goran Stanishiç

Më datë:

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim, Goran Stanishiçin, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës në Kosovë.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall këtë të martë nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Speciale e Kosovës në akuzën kishte theksuar se i akuzuari Goran Stanishiç, si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin prill të vitit 1999, në fshatrat Sllovi dhe Tërbovc, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, raporton REL.

Veprimet e tij ishin në kuadrin e një sulmi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake paramilitare dhe policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, thuhej në aktakuzë.

Prokuroria në katër pikat e aktakuzës e kishte akuzuar atë për pjesëmarrje në vrasjen e pesë anëtarëve të familjes G., vrasjen e F. B., Z. G. dhe personave të tjerë të cilët sipas Prokurorisë ishin ndarë nga kolonat me qytetarë dhe ishin pushkatuar.

Avokati mbrojtës i të pandehurit, Ljubomir Pantoviq në fjalën e tij përfundimtare, ka vënë në dyshim kredibilitetin e dëshmitarëve.

Ai ka thënë se dëshmitarët në asnjërën prej dëshmive të tyre nuk kanë përmendur emrin e të pandehurit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...