Ekzekutoi me plumb në kokë kunatën dhe e hodhi te Liqeni i Sharrës, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Më datë:

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Dashamir Xhepa, i cili akuzohet për vrasjen e kunatës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt të vitit 2019, ku trupi i pajetë i Lirie Xhepës u gjet në Liqenin e Sharrës.

NGJARJA:
Lirie Xhepa, 49 vjeçe, do të gjendej nga kalimtarë të rastit e masakruar pranë liqenit të Sharrës në shkurre, mëngjesin e 14 shkurtit.

49-vjeçarja, pasi ishte torturuar dhe goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, ishte qëlluar tre herë me pistoletë nga kunati i saj.

Pas këqyrjes së kufomës, burimet thanë se gruaja e masakruar ka marrë një plumb në kokë, dhe dy në bark.

Pas ngjarjes së rëndë dhe hetimeve, policia identifikoi autorin e krimit makabër, i cili ishte kunati i Lirie Xhepës.

Gjithashtu, nga hetimet ditën e ngjarjes u zbulua se viktima ishte vrarë në një vend tjetër dhe më pas ishte hedhur në një ferrë pranë liqenit të Sharrës.

Sipas hetuesve, vrasja e 49-vjeçares ishte bërë rreth orës 21:00-22:00 të datës 13 shkurt. Lirie Xhepa ishte larguar nga banesa pasditen e datës 13 pa lenë adresë.

Pasi nuk kishte shkuar në shtëpi as në mëngjes, djemtë e saj kishin shkuar në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty kishin marrë edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar.

49-vjeçarja, ishte e ve, prej 15 vitesh ajo kishte humbur bashkëshortin dhe ishte nënë e 4 fëmijëve.

Ajo jetonte me dy djemtë e saj të vegjël ndërsa dy të tjerët i kishte në emigrim një në Angli dhe tjetri në Greqi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...