18.5 C
Tirana

Edhe një tjetër vit shkollor nën ‘ethet’ e pandemisë/ Mësim me maskë, turne dhe orë të reduktuara!

Më datë:

Ditën e sotme nis zyrtarisht procesi mësimor për të gjithë nxënësit e shkollave jo publike në vendin tonë. Ky është i treti vit radhazi që nxënësit janë të detyruar që të zhvillojnë mësim me kushte, për shkak të pandemisë së covid-19.

Maskë, higjienizues e orare të reduktuara në shumicën dërrmuese të shkollave. Përmes një videomesazhi ministrja e Arsimit, Evis Kushi dha mesazhin se të gjithë nxënësit duhet të vijojnë të respektojnë masat në shkollë dhe pavarësisht orarit të reduktuar të vazhdojnë dhe të mësojnë edhe më shumë.

“Unë do të vazhdoj të mbaj maskën, të kujdesem për higjienën dhe shëndetin tim, të shoqeve, mësuesve dhe familjes sime. Siguria dhe shëndeti juaj është më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja që kam për ju është që t’i respektoni të gjitha rregullat dhe masat në shkollë, çdo moment i këtij viti është shumë i çmuar për ju, ndaj përpiquni të mësoni edhe më shumë. Ne do të bëjmë më të mirën”, shton ministrja në bashkëbisedim me disa prej nxënësve në video.

Por zhvillimi i mësimit me orare të reduktuara ka shqetësuar jo pak prindërit, të cilët fajësojnë Ministrinë e Arsimit se nuk ka reflektuar për mangësitë e mësimit në këtë mënyrë që nuk është e përshtatshme për edukimin e vazhdueshëm. Për këtë arsye përmes rrjeteve sociale prindërit kanë realizuar një peticion.

“Kërkojmë ndryshimin e vendimit dhe organizimin e mësimit me kohë të plotë”.

Por cilat janë problematikat që kanë hasur prindërit, që mesa duket do vazhdojnë edhe këtë vit të ri shkollor.

“Jam shumë e lodhur. Kam 4 fëmijë në cikle të ndryshme arsimore, i bie që të punoj part time që t’i menaxhoj. Nuk është mjaftueshëm 30 min për të përthithur informacionin”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...