“Kriminelët s’do tolerohen”! Albin Kurti reagon për tensionet në veri: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar! Qytetarët të ruajnë qetësinë

Më datë:

Presidenti i Kosovës Albin Kurti  ka akuzuar Serbinë  se po cënon paqen në vend. Me një postim në Facebook ku ka reaguar për djegien e Qendrës së Kontrollit të automjeteve, Kurti shprehet se këto veprime po nxiten dhe mbështeten nga Serbia.

Më tej ai thotë se Serbia po përdor qytetarët kosovarë për të provokuar një konflikt ndërkombëtar.

“Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme.

Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar.

Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen.

Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje.

Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar.

Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë.

U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”- shkruan ai.

 

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...