Borrell: Sa më e fortë të jetë Evropa, aq më e fortë është edhe NATO-ja

Më datë:

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se BE-ja duhet të marrë më shumë pjesë në mbrojtjen e botës perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për programin “News Hour” në televizionin Amerikan PBS, Borrell tha se mirëpret deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit francez Emmanuel Macron se do të takohen në fund të muajit tetor.

“Jemi të detyruar ta kapërcejmë këtë situatë sepse nuk mund ta përballojmë ndarjen. Kjo do të përdoret pikërisht nga ata që nuk janë miqtë tanë. Në të njëjtën kohë evropianët duhet ta kuptojnë se kanë nevojë për një kapacitet ushtarak më të fuqishëm për të ndarë më shumë barrën mbi mbrojtjen e botës perëndimore”, deklaroi Borrell.

Pasi bëri të ditur se një Evropë më e fortë nuk do të jetë burim shqetësimi për NATO-n, Borrell tha: “Sa më e fortë të jetë Evropa, aq më e fortë është edhe NATO-ja”.

– Irani

Lidhur me qeverinë e re në Iran, shefi i diplomacisë evropiane Borrell theksoi se është takuar me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian.

“Dje pata mundësinë që të njihem personalisht me të dhe për një diskutim të gjatë. Ai më siguroi se do të rikthehen në tryezat e bisedimeve në Vjenë të Austrisë. Si koordinator i marrëveshjes bërthamore me Iranin, do të bëj më të mundurën time për këtë”, tha Borrell.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...