12.5 C
Tirana

“Ishin 3 arka të mbushura me nga 250 kg monedha ari secila”, biznesmeni italian për inskenimin e vdekjes: Më ndihmoi prifti shqiptar, ai më ka shpëtuar jetën!

Më datë:

Davide Pecorelli, është biznesmei italian, emri i të cilit ka qenë tepër i lakuar në mediat në Shqipëri dhe përtej Adriatikut ditët e fundit. Ai, pretendohej se kishte vdekur 9 muaj më parë në Shqipëri, pasi makina që mori me qira, u gjet e djegur. Por, disa ditë më parë, biznesmeni u rishfaq në detin Tirren, shumë pranë ishullit Montecristo.

Ai pretendon se ndodhej atje në kërkim të thesarit, plot tre arka me nga 250 kg monedha ari secila. Ai thotë se thesarin e gjetur, do e ndante me personin që e kishte ndihmuar, një prift shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Kështu të paktën ka deklaruar biznesmeni në një intervistë të dhënë në “La Vita Live”, në Rai 1.

Pecorelli, i cili prezantohej gjatë kësaj kohe në Shqipëri si shkrimtar, pretendon se ka gjetur 2 nga tre arkat e pretenduara, në një zonë pyjëzuar, në vendin e quajtur Kalanë Kala.

Unë i kam të gjitha të dokumentuara, fotografitë i kam dërguar në Prokurorinë në Perugia. Kisha vendosur të bëja vetëvrasje. Por para se të ndërmerrja këtë hap, shkova dhe u rrëfeva te një prift, që më bindi të mos e bëja, por në vend të kësaj, të simuloja vdekjen time. Unë kurrë nuk do e zbuloj emrin e priftit shqiptar, pasi ai është personi që më ka shpëtuar jetën”, ka thënë biznesmeni.

Kujtojmë se Pecorelli, makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

Mësohet se Pecorelli është shprehur se do të paraqitet për të bërë deklarata në Prokurorinë e Perugia, e cila po ndjek rastin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...