21.5 C
Tirana

Biden, 500 milionë doza vaksinash, do të dhurohen për vendet në nevojë

Më datë:

Në një prononcim për media, presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën blerjen e 500 milionë dozave të tjera të vaksinave kundër COVID-19 për vendet në zhvillim gjatë vitit të ardhshëm.

Më parë Shtetet e Bashkuara ofruan më shumë se 500 milionë doza vaksinash të prodhuara nga firmat Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për vendet në zhvillim deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.

Me njoftimin e së mërkurës, Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë botës 1 miliard doza vaksinash gjithsej.

Presidenti Biden njoftoi dhurimin e dozave shtesë, gjithashtu nga kompania Pfizer, gjatë një takimi virtual për pandeminë ndërsa po merr pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti amerikan mbështeti objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë së botës brenda vitit të ardhshëm, duke shfrytëzuar njoftimin për të inkurajuar vendet e tjera më të pasura të shtojnë përpjekjet për të kontrolluar infektimet.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në qershor se arritja e këtij qëllimi do të kërkonte 11 miliardë doza vaksinash.

Gjatë një fjalimi në OKB të martën, Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë më shumë se 160 milion doza vaksinash në më shumë se 100 vende të botës, më shumë doza sesa të gjitha shtetet e tjera të marra së bashku.

Në shkallë globale, gjatë vitit të kaluar, janë administruar më shumë se 5.9 miliardë doza, ose rreth 43% e popullsisë së botës. Por pabarazitë e mëdha në shpërndarje kanë bërë që shumë vende me të ardhura më të ulëta të luftojnë për të vaksinuar qytetarët e tyre më të rrezikuar.

Udhëheqësit botërorë dhe organizatat globale kanë shtuar kritikat ndaj pabarazisë dhe ritmit të ngadaltë të vaksinimeve. Pavarësisht ndihmës amerikane për vendet e tjera, ata janë ankuar se kjo ka qënë e pamjaftueshme – veçanërisht pasi Shtetet e Bshkuara po nxisin marrjen e një doze përforcuese për amerikanët, para se njerëzit e rrezikuar në vendet më të varfra të marrin dozën e tyre të parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...